Në takimin e përjavshëm për “Bashkëqeverisjen”, kryeministri Edi Rama u ripërsëriti sërish qytetarëve që kanë probleme ti drejtohen portalit dhe ta lenë mënjanë, mikun, krushkun, deputetin, etj.
“Mos kërkoni t’ju shikojnë nga xhepi, mos kërkoni deputetin, krushkun, mikun. Mjafton një klikim dhe do merret vetë ministri dhe administrata për t’ju zgjidhur problemin. Mjafton ti drejtoheni platformës dhe ajo do e adresojë problemin dhe do i japë zgjidhje”.
Ndryshe nga një vit më parë shqiptarët kanë më shumë besim se administrata mund të zgjidhë problemet dhe kjo është kuptuar nga një anketim i bërë në rang Kombëtar lidhur me shërbimet e administratës.
“Kemi bërë një anketim Kombëtar ditët e fundit lidhur me perceptimin e publikut për shërbimet dhe ka një përmirësim. Përqindja është e konsiderueshme dhe e shumë më mirë seç ka qenë një vit më parë. Platforma e bashkëqeverisjes ka rolin kryesor, se jo vetëm zgjidh problemet por dhe ushtron presion pozimi në administratë”.