Politika Bashkëshortja e Bashës, replika me komentuesin: Ai ka fituar beteja pafund

Bashkëshortja e Bashës, replika me komentuesin: Ai ka fituar beteja pafund

Bashkëshortja e liderit të opozitës Lulzim Basha, Aurela Basha ka replikuar me një komentues në rrjetet sociale. Qytetari e pyet zonjën Basha si ndihet që është gruaja e një politikani si Basha që nuk ka fituar asnjë betejë politike. Ndërsa kjo e fundit i përgjigjet provokimit të komentuesit, duke thënë se Basha ka fituar beteja si askush tjetër për Partinë Demokratike.

Replikat

Qytetari: Si ndihesh të jesh gruaja e një politikani që nuk ka fituar asnjë betejë politike?

Aurela Basha: Duket se nuk e njeh. Më vjen keq për ty. Unë ndihem super, sepse ai ka fituar si askush tjetër, beteja të paimagjinueshme për PD-në.

Në vitin 2005 mundi Ben Ametajn, në një zonë që nuk kishte votuar kurrë PD-në. më 2009 fitoi Elbasanin, në 2011 mori 50 mijë vota më shumë për PD-në në Tiranë dhe mundi Ramën, më 2016 fitoi betejën për dekriminalizimin etj etj etj.

Ka bërë edhe opozitën më të fortë, duke pasur të gjithë kundër. Po deshe më, më thuaj.