Gruaja e Michael Schumacher ka folur mbi gjendjen shëndetësore të ish-pilotit të Formula 1, i cili në 29 dhjetor 2013 pësoi një aksident me ski dhe që atëherë shumë pak dihet mbi situatën e tij.
“Shumë pjesëza të vogla mund të formojnë një mozaik. Bashkë jemi më të fortë dhe gjithçka që tifozët po bëjnë për Michael i japin atij kurajo”, ka thënë Corina, sipas “The Mirror”, në hapjen e një tifo-klubi në Gjermani.
Në tetor të këtij viti, kirurgu që realizoi trajtimin me qeliza staminale te Michael Schumacher ka paralajmëruar fansat e pilotit gjerman që nuk bën “mrekulli”.
Philippe Menasché hodhi poshtë pretendimet se ka kryer trajtime eksperimentale te legjenda e Formula 1, i cili mendohet se ka qenë i vetëdijshëm gjatë kryerjes së procedurës mjekësore muajin e kaluar në një klinikë në Parisi.
“E kemi trajtuar me qeliza staminale, por unë nuk bëj mrekulli”, tha Menasché për gazetën italiane “La Repubblica”.