Lulzim Bashën prej shumë vitesh e kemi parë në rolin e një politikani që tashmë është përballë betejës vendimtare të 25 prillit që mund të përcaktoj dhe fatin e tij politik.
Por ditën e sotme ai vjen në një tjetër petk, atë të familjarit shembullor dhe këtë na e tregon bashkëshortja e tij.
Aurela Hoxha ka postuar në rrjetet sociale një video të bashkëshortit të saj, i cili ka hequr kostumin dhe përgatit një vakt për familjen.
“Burri im Lulzim Basha gatuan edhe më mirë se unë (kur ka kohe)”, shkruan Aurela përkrah videos.