Analisti Andi Bushati ka komentuar zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen të dielën në gjashtë bashki të vendit, ku sipas tij kandidatët e Lulzim Bashës do të dalin të fundit.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati vuri bast në studio, ku tha se nëse njëri prej tyre del i dyti, ai nuk shkel në emision.
“Nëse një nga kandidatët e Bashës del i dyti unë nuk dal më në këtë studio. Një kandidat po doli…”, u shpreh Bushati.
Edhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani, ka vënë një bast për zgjedhjet e pjesshme lokale që dot mbahen të dielën.
I ftuar në ABC News, Ristani u shpreh se nëse kandidatët e ‘Rithemelimit’ dalin të tretët, ai do të lërë politikën me argumentin se “nuk ka nuhatje politike”.
“Në rast Komisioni i Rithemelimit del i treti në zgjedhjet e 6 Marsit unë lë politikën dhe gjithçka, se kjo tregon që nuk kam nuhatje politike. Por kam bindjen se ne do fitojmë disa bashki”, u shpreh Ristani.