Në datën 7 prill 2021, Spitali Rajonal i Fierit do të jetë i gjithë i restauruar nga Turqia. Është ky basti që ka vendosur Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në Ankara.
Rama bëri me dije se Presidenti Erdogan ka premtuar një spital tërësisht të ri të Fierit dhe afati është 3 muaj. Mirëpo, Kryeministri shqiptar është shprehur skeptik për periudhën e përfundimit brenda 3 muajve. E megjithatë, Erdogan ndërhyri duke thënë për 2 muaj, ndërsa më tej theksoi se ai është vetëm një grimcë për Turqinë.
Kryeministri Rama: Së shpejti, edhe Spitali Rajonal i Fierit do të jetë realitet. Bastet në Turqi dhe në Shqipëri janë të ndaluara me ligj, nuk mund të vinim bast me Presidentin, por basti i Presidentit që Spitali Rajonal i Fierit të jetë gati për 3 muaj, është një bast shumë i fortë.
Presidenti Erdogan: 2 muaj!
Kryeministri Rama: Në rregull! Unë do ta kisha humbur me qejf këtë bast, por edhe shans për ta fituar do kisha duke pasur parasysh që edhe turqit, dhe shqiptarët, kur vjen puna tek zbatimi poshtë duan t’i shtysh vazhdimisht.
Presidenti Erdogan: Rama të mos ketë merak, në Stamboll kemi ndërtuar dy spitale me nga 1008 dhoma brenda pak kohe, duke qenë se do jetë më pak dhoma është një grimcë për ne. Përjashto që do i pajisim dhe me aspektin teknik. Dhe në spitalet tona ka nga 18 salla operacioni, këtu mund të jetë më i ulët dhe nuk do kemi vështirësi dhe mjekësia jonë do të dërgojë edhe mjekë që të trajtojë stafin shqiptar që do punoj në Fier. Brenda një kohe të shkurtër spitali do ofrojë shërbimin.