Baton Haxhiu, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta e kanë mbyllur marrëveshjen mes tyre për koalicionin e zgjedhjeve të 18 qershorit.
Haxhiu tha se Rama dhe Meta kanë rënë dakord dhe hyjnë bashkë në zgjedhje.
“Do kisha dëshirë që të kishte një garë të fortë dhe të rëndë zgjedhore për një qeverisje të lehtë dhe jo siç ka ndodhur herën e kaluar, që ka qenë një garë e lehtë dhe një qeverisje shumë e rëndë“, tha ai.
Haxhiu theksoi se ata duhet të dalin në zgjedhje të ndarë, ndërsa tregoi se ata kanë arritur marrëveshjen që të dalin bashkë.
Gjatë fjalës së tij, drejtori i Klan Kosovës, bëri me dije se kjo është një qeveri e rivalitetit.
Sipas tij, qeveri e numrave do të thotë, se në çastin kur kanë hyrë bashkë; ata kanë rënë dakord, për të ndërtuar ato dokumente për një reformë për një Shqipëri të re.
“Ka qenë e pamundur të bëheshin gjithë ato reforma dhe të miratoheshin ligjet pa pasur numrat në Kuvend. Në të vërtetë kjo betejë menjëherë e dalur pas zgjedhjeve ka filluar mes Metës dhe Ramës. Raporti i tyre është me shumë dhimbje. Ky raport, është një betejë politike, dy partitë kanë ndërtuar filtra. Është një betejë politike, si puna e atyre filtrave të partive. Pasi dy partitë kanë ndërtuar filtra, sepse liderët kanë përplasje të mëdha përballë dhe kanë qetësi në opinionin publik. Kurse të tjerët, filtrat, kanë përplasje serioze në publik dhe nuk bien në sy në betejën e dy titanëve”, tha ai.