Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në Open, teksa fliste për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës.
Haxhiu ka thënë në në Shqipëri do të vijë partia Vetëvendosje, ndërkohë që PD dhe LSI do të zbehen pasi djegia e mandateve të tyre ishte pa plan dhe pa ide.
“Djegia e mandateve ana e PD është pa plan, pa ide. Dhe partitë që veprojnë kështu ikin për lesh.
Dalja jashtë politike krijon kushtet që muajt e ardhshëm të formohet një parti e re se kështu janë kushtet.
Njerëzit duan diçka të re.
Dhe po e them që këtu do krijohet partia Vetëvendosje.
Ata janë prej kohësh, por tashmë do vijnë dhe kanë shumë njerëz.
Me këtë një nga partitë do zbehet tjetra do zhduket”, u shpreh Baton Haxhiu, ndërkohë që Eni Vasili mbeti e habitur.
“Na duhet të marrim veten nga kjo që the”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, kujtojmë se pak javë më parë, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ishte në Tiranë, në një takim me studentët.
Kurti u takua dhe me presidentin Ilir Meta dhe ish-ministrin Ditmir Bushati.