I ftuar në emisioni “Zonë e lirë” në Tv Klan, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj “telefonatave” që mbërrinin në sekretarinë e tij telefonike.
Moderatori Arjan Çani bëri rolin e telefonuesve, duke imituar personazhe të ndryshëm të Partisë Socialiste që telefonojnë Kryeministrin, por jo vetëm.
Arjan Çani: Alo Sali Berisha jam! O Evdin Habili, Edvin dëgjo një këshillë kam. Shite Saje qorrin se ndryshe nuk e mbyll dot mandatin…
Edi Rama: Eh mor plako, unë e ti kemi të njëjtin problem, flemë pak, por mua nuk më del njeri në gjumë çfarë i bëra. E di që s’do flesh, por bë si të bësh.
Arjan Çani: Lul Basha jam. Po të nis me email se si rriten dhe shartohen trëndafilat.
Edi Rama: Eh mo Lul thashë se u bërë burrë po lulet lule mbeten.
Arjan Çani: Luli jam prapë. E pe sa bukur u solla në Parlament për Sajmen. Për sa kohë të ngeci vetingu, jemi ortak.
Edi Rama: O Lul është koha e gjumit për ty vlla, nuk ke takat për Çanin.
Arjan Çani: O i gjati, Ilir Meta jam. Duhet të takohemi patjetër kemi lënë ca gjëra pa u mbyllur. Nëse do ta shpëtosh Tahirin, mos e prek Adriatik Llallën.
Edi Rama: Me qetësi dhe dashuri z. President.
Arjan Çani: Alo Mona jam. O kriminel kujt i thua motër ti? Unë motra jote?
Edi Rama: Iku tepsia, ka shpërthyer dashuria për atdheun tani. Megjithatë motra ishe, motra mbetesh.
Arjan Çani: O Edo Gaz Demi ja. Ta kreva porosinë.
Edi Rama: Gazo rroftë Partizoni se ka nevojë për inkurajim në këtë fazë.
Arjan Çani: O shef Sajme jam. Erdhi kontrolli shef, po të informoj që u qëndrova stoik. Ata s’kanë parë gjë akoma. Pas puros do fillojë dhe trefletçin.
Edi Rama: Është fake, puro në PS pi vetëm Bashkim Fino.
Arjan Çani: Sajmir jam shef, jo Tahiri, ai shoferi i kamionit.
Edi Rama: Shko te fronti se aty të kërkojnë…
Arjan Çani: O vlla jam Moisi Habilaj.
Edi Rama: Palo kushëri…. T’i lëmë këta
Arjan Çani: O i madh Lolo jam.
Edi Rama: Do t’i lëmë këta…..
Arjan Çani: Lali Eri jam, benjami yt. Mos u trishto shef për Sajmen.
Edi Rama: Më pëlqeu autobusi elektrik, por mos dil në media kur je jashtë shtetit.
Arjan Çani: Shef, Damian Gjiknuri jam. Të betohem që nuk kam asnjë faj për fotot me Habilajt.
Edi Rama: Kjo historia e fotove…burri o del në foto o s’del fare.
Arjan Çani: Pandi jam. Ore pse është mërzitur me mua ky Saimir Tahiri?
Edi Rama: Mos u shqetëso, je i Nacional-Çlirimtares, sa ke akoma për të parë.
Arjan Çani: Jam Cutillo, ambasadori i Italisë. 5 milionë Euro në muaj?
Edi Rama: Kazani ambasador, kazani.
Arjan Çani: Avokati jam Spartak Ngjela. Ngjarja aktuale është rrjedhojë e paaftësisë tënde. Uashingtoni ta futi.
Edi Rama: Avokat shyqyr që u bëre i gjallë, qëkur nxore Lulin nga çadra s’ke fol më.
Arjan Çani: Jam buldozeri, Hoyt Brian Yee. Mos dëgjo thashethemet e avokatit, amerikanët nuk kanë dorë tek përgjimet.
Edi Rama: E di, faleminderit.
Arjan Çani: Donald Lu jam. Mua më interesojnë bandat e Elbasanit se jetoj te rruga Elbasanit.
Edi Rama: S’kanë parë gjë akoma.
Arjan Çani: Koço Kokëdhima jam. Të zunë mallkimet e mia biri im.
Edi Rama: Koço u bë shumë kohë që s’dëgjohemi, epo s’ke ça i bën, për mua është rruga pastaj miqësia. Natën.
Arjan Çani: Jam Briseida e Tatimeve. Mos e dorëzo lehtë shokun tonë, Saimir.
Edi Rama: I keni rënë në qafë Briseidës ju të kazanit.
Arjan Çani: O Skënderbe, Elisa Spiropali jam…
Edi Rama: Nuk mi thotë mua.
Arjan Çani: Edo qorri jam. Tos Nano. Edhe Sajme qorr është, por mos ma ul kaq shumë pjacën.
Edi Rama: Arjani do të na ngatërrojë, por ne të dy bashkë folëm. (Mbylle tha se jam i qartë).