Nga Mitro Çela
“Të mos hidhërohemi që na iku. Të gëzohemi që e patëm.” Kështu shkruhet në librat e shenjtë.
Dhe Fiksi e kishte Koçon për vite me radhë. Tregjedi ose komedi. Në “laboratorin” e Koços kthehej në humor.
1- “Mjeshtëri i Madh”
Pallati i Brigadave. Presidenti Bujar Nishani shpërndau një “tufë” me dekorata. Koçoja në një dorë mori dekoratën. Në tjetrën mikrofonin:
-Zoti president! Do vijë një ditë, që do ketë kaq shumë “Mjeshtra të Mëdhenj”, sa nuk do gjejmë “Mjeshtra të vegjël”?
2- Leuçemia
Kohë më parë Koçoja u shtrua në spital. Nga spitali – drekë tek “Tajvani”.
-Filip! Doktorët më fjalë zëmre më thanë: ke leuçemi. Të kanë mbetur tre ose katër vite jetë!
-Koço! Mjekë janë këta?! Nuk e ndajnë dot? Fikse si ta bëjë planin e shpenzimeve?!
-Do ta rregullojmë. Do shkoj në Amerikë…
Iku. Erdhi. Buzëgaz na tha:
-Mjekët amerikanë më dhanë ymër: tre vjet!
-Kjo po! Tani dëgjo Koço,-tha Filipi.- Shpenzimet e varrimit. Drekën. Transportin. Më the të thashë:-i ka Fiksi!
-Po të 40-tat?! Mua mi latë?!
3- Këshilla nga Devole
Mars 2020. Filipi, mua dhe Koço Devolen na futi në karantinë. Pse? Sipas Filipit: virusi bie në sevda me pensionistët. Sipas – Koços? Ruan veten. E zëmë se na mbërthen virusi.
Nuk e dimë. Serbes shkojmë në punë. Pimë kafe me Filipi…Viruse është ngjitës! E ha Filipi. Në orën 10 ra telefoni. … Ishte Koçoja.
-Si po kalon, mo bir? -Pyeta unë.-
-Brenda në shtëpi. Shkruaj dhe kam nisur të bëj karikatura. Laj rrobat dhe i nder me nge në ballkon, pasi të njëjtën gjë bëjnë dhe nja dy zonja që tani po i njoh.
Dal unë, dalin dhe ato. Bëjmë muhabet duke pirë kafe secili në ballkonin e vet. Fërkohemi nga larg. Dashuri në kohën e koronës…
-Koço! Dua të qaj një hall me ty. Dje qërova një vezë. Në pjatë kisha mbajtur lëvozhgat. Koqe venë e kisha hedhur në koshin e plehrave.
-Mund të quhet hutim?!…Por e përsërita me bananen. E zhvesha dhe e hodha tek plehrat. Në dorë mbaja lëkurën.
-Ta kem të keqen nga karantina apo nga pleqëria?!
-Pleqëria, mo?! -Tha Koçoja,-Ç’ne! Ti për punë seksi je adoleshent!
-Më lehtësove Koço?!…
3- I MARRË?!
…Allo…Koço! I dërgova një videon time Filipit. Më ktheu përgjigje:
-Mitro, unë dija që Kovid 19 prek mushkëritë, po jo trurin…
-Ta ketë seriozisht apo tallet?!
-Ti e di që Filipi gjithmonë tallet. Por rrallë, ama shumë rrallë, flet seriozisht. Ndoshta ky është fati yt!
-Më gëzove. I marrë njeriu bëhet gjeni! Ti e di: të mënçurin dhe të marrin, një fije i ndan.
-Shenjat i ke Mitro. Mendoj se po të përpiqesh edhe pak mund t’ia arrish qëllimit, të marrosesh komplet, e të na bësh ndonjë kryevepër. Por po nuk të dha licencën edhe Flamur Bërdëllima, marrëzia del skarco!
-Pa merak. Atë licencë e kam. Tokova një ditë Flamur Bërdëllimën. Kam bërë këtë libër: “Jemi shtuar ne budallenjtë.” Je edhe ti në librin tim.
-Me dy liçenca futju punës si turku…- tha Koço.
-Koço më pëlqen, sepse edhe ti në “detin” e marrëzisë “noton”. Por kemi edhe shokë nëpër botë. Dostojevski i marrë shkroi kryevepra. Kur u shërua, dogji dy romane, që kishte shkruar!
-Edhe Gëte, u çmend kur mbushi 74 pranvera. -Foli Koçoja.-I marrosur u dashurua dhe e kërkoi për grua, një vajzë 19 vjeçe! Për çupën shkroi një elegji: një nga perlat e letërsisë gjermane!
4- DHIA
Ishte festa e Fiks Fare. Ha. Pi. Muzikë- vallzim. Humor. Thumba. Batuta. Me gotën e verës në dorë, tha Dori:
-Do ishte në nderin tonë, të dëgjonim një histori nga Koço Devole.
-Një ditë, në rrugën e Kombit, u shtyp një dhi.- tha Koçoja.- Komentin e parë e bëri Rama: Kazani shkruan që dhinë e shtypi makina. Në fakt e vrau Berisha. E kini parë autostradën?
Mavri me bojra. Asfalti, në vend të ngjisi, rrëshket. Urat-për ibret. Pa gardhe anësore. Kalojne para makinave derra e dosa. Nga informacionet e ministrit Lleshi, del se dhia kishte dy keca! Dhe ata mbetën jetimë?! Dhe shtëpia pa qumësht?!
Komentin e dytë e bëri Berisha: Qytetari digital më informon: Dhinë e shtypi Rama. E di pse doktor? Malet dhe kodrat janë mbushur me hashash. Hëngri dhia e gjorë! E trullosur nga droga, përfundoi nën rrotat e makinës!
-I treti komentoi Mitroja: Ka ardhur një vidjo në Fiks Fare. E pashë! Gjyna nga Zoti: Ishte dhi seksi!
4- POTURET
Pashë Koçon me poture. I them: -Më gjëj edhe mua një palë poture? Zhilenë e kam vetë.
-Jo! Nuk bën! Vetëm dy personalitete, në mëmëdheun tënë mama, mund të mbajme poture: Unë dhe zoti Rama!…
Është e letë të qepësh një palë poture. Por e rëndë. E rëndë shumë ti meritosh, për ti veshur si poture! Kupton mo Mitro Xhani, apo je pykë në diell?!
5- Epilog
Në 55 vjet Koço Devole “dhuronte” humor. Gëzim. Lumturi. Por kur vdes aktori i humorit, bota qan. Kam 40 vjet qe punoj me Filipin.
Dje e pashë për herë të parë të përlotet. Erdhi Agron Llakaj. Lotët gurrë.
Nga Amerika në telefon Pëllumb Kulla: lotët i “mbysnin” fjalët.