Politika Batutat e Ramës me Macron: E kuptoj pse Putin kërkon të të...

Batutat e Ramës me Macron: E kuptoj pse Putin kërkon të të përqafojë

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një paneli gjatë Forumit të Paqes që po mbahet në Paris me iniciativë të Presidentit francez Emmanuel Macron, ndërsa nuk munguan batutat me kreun e Elizesë.

BATUTAT

Macron: Le të vazhdojmë me Shqipërinë dhe e falënderoj Edi Ramën që është këtu me ne për të folur për një vend i cili e di se cili është çmimi i destabilizimit të një rajoni në Ballkan.

Rama: Pikë së pari zoti President, jeni shumë kurajoz që të vendosni një kufi kohor e të ftoni njerëz nga Amerika Latine, Afrika e Ballkani. Kështu që ju heq kapelën. Prandaj tani e kuptoj pse Putini kërkon të të përqafojë.

(Pas fjalës së gjatë të Ramës)

Macron: Faleminderit shumë Edi. Thamë që kishim një orë dhe çfarëdo Edi Rama thotë, ne e kemi respektuar këtë orë. Përpara se të largohemi, dhe na duhet ta përmbyllim.

Rama: Përpara se të largohemi, doja t’ju pyes në emër të të gjithëve besoj duke qenë se e nisi me përqafim nga Putini, vazhdoi me vazhdoni të ndihmoni Ballkanin dhe shkoi deri tek: ju lutem shpëtoni njerëzimin. Kështu, si ndiheni për këtë?

Macron: Jo, besoj se këtë gjë do ta bëjmë të gjithë sëbashku, jo unë i vetëm kështu që nuk më duket se gjithçka, gjithë kjo barrë është mbi shpatullat e mia.