Politika BATUTAT/ Studenti: Fëmijët nuk kanë më frikë nga gogoli, por nga ju....

BATUTAT/ Studenti: Fëmijët nuk kanë më frikë nga gogoli, por nga ju. Rama: Të kanë hedhur trutë e gomarit

Është shoqëruar me batuta takim i Ramën me studentët e Universitetit të Vlorës.

Gjatë takimit mori fjalën një student i cili ironizoi kryeministrin Rama duke thënë se fëmijët e vegjël nuk kanë më frikë nga gogoli, por nga Rama.

Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e Ramës.

REPLIKAT:

Studenti: Jeni mashtruesi më i madh në këtë vend. Kur ju ishit i aftë t’i mbyllnit gojën kryetarit të opozitës Lulzim Basha, çfarë jemi ne studentët?!

Unë dialogun nuk e pranoj se më fyhet inteligjenca edhe takimet që bëhen, janë që t’i mbushni mendjen popullit deh të shuani protestën..

E dyta nuk mund të negociohet për gjërat bazë, dhe e treta do të ishte shumë e qartë dëshira juaj për dialog nëse plotësoni njërat nga këto tetë pika, jemi studentë dhe jo dele.

Nëse ju jeni i forti në këtë vend më falni. Fëmijët nuk kanë më frikë nga gogoli, por nga ju.

Fëmijët pyesin kush është Rama dhe thonë erdhi Rama obobobo!!!!

Nuk e meritojmë këtë shfaqje të ndyrë. Jam i lumtur nëse nuk pushkatohem se e keni bërë komunizëm këtë vend. Edhe ta dini se kjo është shfaqje e ndyrë. Shumë faleminderit!

Edi Rama: Pika e parë, rrugaçëria nuk është trimëri. Domethënë të çohesh edhe ta thyesh tjetrin.

Ti thua je mashtruesi më i madh, e kam dëgjuar nga ata që dëgjon ti dhe më duken për të ardhur keq dhe më vjen keq për ata që i botojnë, unë mund të jem ironi, por kurrë nuk do të dëgjosh nga unë nga këto akuzat rrugaçërore.

Miqësisht hiqi këto për veten tënde. Argumentin nuk e bëjnë më të fortë fyerjet, as trim nuk të bëjnë.

As mos ki merak, se ti për mua jeton një mijë vjet, unë ta kam merakun ty për veten tënde. Ti e quan popullin dele. Kjo që bërë është rrugaçëri, jo se je rrugaç.

Sa për protestën as nuk më intereson të mbyllet, ka raste plot, të fusin ujin me presion që mos të kesh cfarë të bësh, ndodh në Francë kjo, në qeveri demokratike, kur kërkojnë qiqra në hell.

As po them ndaloni protestën, asgjëkundi. Çfarë i bëra Bashës, unë atij iu luta, ai thoshte do rri në çadër, unë i dhashë mundësi të bëhej lider.