Bayern Munich mori disfatën e tretë radhazi. Kampionët në fuqi, u mposhtën në kampionat nga Bochum me rezultatin 3-2.
Skuadra e Tuchel zhbllokoi sfidën me golin e Musiala, ndërsa vendasit reaguan duke shënuan 2 gola në minutat e 38 dhe 44.
Gjatë pjesës së dytë, skuadrat shënuan nga 1 tjetër gol. Bochum ishte i pari që shënoi, teksa Kane ngushtoi shifrat sa për statistikë në minutën e 87. Kjo fitore e çon distancën me Leverkusen kryesuese në 8 pikë dhe trajneri Tuchel rrezikon shkarkimin.
Në Premier League, Manchester United, regjistroi fitoren e katërt radhazi, teksa mposhti 1-2 në transfertë skuadrën e Luton.
Dy golat e shënuar nga Rasmus Hojlund, i dhanë fitoren skuadrës së Ten Hag. Me këtë fitore, Manchester United ndodhet në vendin e gjashtë me 44 pikë, ndërsa Luton në vendin e 17 me 20 pikë.