Sport Bayern Munich tërheq numrin 5 në nderim të legjendës Beckenbauer

Bayern Munich tërheq numrin 5 në nderim të legjendës Beckenbauer

Bayern Munich ka njoftuar se numri 5 në fanellë është tërhequr përgjithmonë dhe asnjë lojtar nuk do e mbajë atë.

Ky veprim bëhet në nderim të legjendës gjermane, Franz Beckenbauer, i ndarë nga jeta në Janar të këtij viti, në moshën 78-vjeçare.

Bavarezët nuk e kanë harruar atë që “Kaiser” i ka dhënë skuadrës dhe për këtë arsye kanë bërë një nderim të veçantë.

Numri 5 do i takojë vetëm Beckenbauer, diçka që Bayern Munich e njoftoi përmes një video në rrjetet sociale.

Beckenbauer luajti për bavarezët në 14 sezone, duke zhvilluar në total 584 ndeshje, me 75 gola të shënuar.