Bayern Munich regjistroi një tjetër fitore me goleadë. Pas triumfit 9-2 ndaj Dinamo Zagreb në Ligën e Kampioneve, bavarezët fituan 5-0 në kampionat ndaj Werder Bremen.
Skuadra e drejtuar nga Kompany, ishte dominuese në takimin e javës së katërt në Bundesligë. Olise zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, ndërsa Musiala dyfishoi shifrat në minutën e 32-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Edhe fraksioni i dytë nuk kishte shumë histori, me miqtë që shënuan edhe tre herë të tjera me Kane, Olise dhe Gnabry.
Me këtë fitore, Bayern Munich mban kreun e renditjes me 12 pikë të grumbulluara.
Në ndeshjet e tjera, u prodhuan gola të shumtë gjithashtu. Freiburg triumfoi 0-3 ndaj Heidenheim në transfertë, ndërsa Union Berlin mposhti 2-1 skuadrën e Hofenheim. Bochum dhe Kiel, ndanë pikët mes tyre, pas barazimit 2-2.