Ndërsa janë edhe 11 javë për t’u luajtur në Bundesligë, Bayerni është të paktën 4 fitore larg nga titulli i 28-të, pasi vijon të ruajë diferencën prej 21 pikësh nga Leverkusen dhe Leipzing që ndajnë vendin e dytë e të tretë me pikë të barabarta.
Edhe pse në minutat e fundit, dominuesit e kampionatit gjerman, triumfuan në transfertë ndaj Wolfsburg duke përmbysur rezultatin e pjesë së parë. Daniel Didavi kaloi të tijët në avantazh që në minutën e 8-të, ndërsa bavarezët barazuan shifrat në 1-1 me anë të Wagner në të 64-tën, e ndërsa ndeshja po shkonte drejt përfundimit, Lewandowski shënoi golin e fitores, duke mposhtur Casteels nga pika e bardhë e penalltisë.
Vlen për t’u shënuar edhe një penallti e humbur nga Roben në të 55-tën.
Diferenca mes Bayernit dhe Leverkusenit të vendit të dytë mbetet 21 pikë, pasi “Aspirinat” fituan 1-2 në fushën e Hamburgut, që rrezikon edhe më shumë rënien një kategori më poshtë. Bailey dhe Havertz ishin autorët e golave të Leverkusenit, ndërsa për vendasit shkurtoi diferencën në pjesën e dytë Hahn, që zëvendësoi në fillim të këtij fraksionin Mergim Mavrajn.
Në takimet e tjera Kolni barazoi 1-1 me Hannoverin, ndërsa Frieburgu mposhti 1-0 Werder Bremenin.