Sport Bayerni, tenis me Leverkusenin, Paderborni i Gjasulës i merr pikë Leipzigut

Bayerni, tenis me Leverkusenin, Paderborni i Gjasulës i merr pikë Leipzigut

Bayerni i Mynihut shtyp çdo kundërshtar që i del përpara në Bundesligë. Radha për të provuar forcën e bavarezëve e kishte Bayer Leverkuseni, që u gjunjëzua 2-4 në “BayArena”, ku hapi dhe mbylli serinë e golave, por mes finalizimeve u ndëshkua plot katër herë nga miqtë.

“Apirinat e nisën në mënyrën e duhur sfidën, teksa shënuan të parë në minutën e 10-të me Alarion. Në të 27-ën shënoi Coman, për t’ia lënë radhën po në pjesën e parë Goretzkas e ky i fundit Gnabry-t.

Goditjen përfundimtare Leverkuseni e mori në minutën e 66-të, kur listës së golashënuesve të Bayernit iu shtua “bomber” Lewandowski me një finalizim të bukur me kokë. Në fund të takimit “Aspirinat” u ngushëlluan me golin e talentit Wirtz, që vulosi rezultatin përfundimtar 2-4.

Paderborni i vendit të fundit i “bën gjëmën” Leipzigut, duke barazuar në minutat shtesë 1-1 në Red “Bull Arena”. Vendësit shënuan që në minutën e 27-të me Patrick Schick, por pak minuta më vonë Upamecano u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke u dhënë mundësi miqve të tentonin rezultatit pozitiv, që e morën në minutën e 92-të pas golit të shënuar nga Strohdiek. Klaus Gjasula luajti titullar në radhët e Paderbornit, u ndëshkua me karton të verdhë si dhe u zëvendësua në minutën e 76-të. Shqiptari shëmon rekord si futbollisit me më shumë kartonë të verdhë brenda një sezoni në Bundesligë.

Në ndeshjet e tjera Mainzi befasoi Eintracht Frankfurtin 0-2, ndërsa Dusseldorf-Hoffenheim përfundoi 2-2.