Detaje të reja ka dalë në dritë për operacioni “Knock Out 6”, që çoi paraditen e djeshme në zbulimin e një baze armatimesh në fshatin Babaicë e Madhe të Vlorës.
Familjarët jashtë kamerave kanë thënë se në banesën dykatëshe, ku mësynë forcat speciale RENEA, u bë kontroll i befasishëm pa ndonjë urdhër paraprak të kontrollit, siç lëshohet normalisht nga gjykata.
Ndërkohë, sipas tyre i arrestuari Luçiano Deraj (alias Albano Deraj) ishte ndaluar më herët një tjetër vend jashtë banesë, edhe pse në pamjet e publikuara nga policia e Vlorës, efektivët shihen duke i vënë prangat në një nga dhomat e shtëpisë.
Deraj dyshohet se i përket një grupi kriminal, i cili bashkëpunonte me të ndjerin Edison Harizaj (i njohur si Faqedjeguri) dhe një pjesë e tyre figurojnë të skeduar më dosjen e të zhdukurve në Vlorë.
Ndërkohë, sipas policisë pas vrasjes së Harizajt, Deraj dhe anëtarët e tjerë të grupit kanë rënë në sy për afërsinë me Ines Hajrullën, i cili ka rënë pre e disa atentateve përgjatë viteve të fundit, por edhe me fisin Llanaj.
Sa i përket arsenalit të armëve që përfshinte snajperë, pistoleta, kallashnikovë, fishekë, maska, çifte, radiomarrëse dhe mina me telekomandë, nënvizohet se ai është më i madhi i gjetur ndonjëherë në qytetin bregdetar.
Për shkak të kalibrit 7.65mm, snajperi që është sekuestruar dyshohet është përdorur në ekzekutimin e fundit të ndodhur në Vlorë.
Maskat me silikon që janë gjetur përdoren për ndryshimin e imazhit të anëtarëve të grupit dhe bombat plastike për mos u kapur nga detektorët. Ato përfshihen në listën e mjeteve më të avancuara që përdorte ky grup ku Deraj bën pjesë./A2CNN