Bota BBC: Lufta e Kosovës dhe konflikti që nuk do të shuhet

BBC: Lufta e Kosovës dhe konflikti që nuk do të shuhet

Më 24 mars të vitit 1999, SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë filluan një fushatë bombardimi mbi Serbinë që i dha fund luftës së Kosovës. Por, për shumë shqiptarë dhe serbë të Kosovës konflikti nuk është zgjidhur kurrë, kështu shkruan BBC.

Korrespodentët e BBC-së Jeremy Bowen i BBC-së, Albana Kasapi dhe Dejan Anastasijeviç raportuan për luftën dhe pasojat e saj.

BBC ka postuar një video në të cilën risjell në kujtesë rrëfime nga lufta në Kosovës. Kanë kaluar plot 20 vjet nga dita kur NATO nisi bombardimet kundër Forcave të Armatosura në ish-Jugosllavi.

Mbetet për t’u theksuar se edhe pse kanë kaluar 20 vite, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur në një marrëveshje.

https://www.bbc.com/news/av/world-europe-47673357/kosovo-war-the-conflict-that-won-t-go-away