Bota BE bashkohet me qëndrimin e SHBA, njeh Guaidon president të Venezuelës

BE bashkohet me qëndrimin e SHBA, njeh Guaidon president të Venezuelës

Vendet e Bashkimit Europian, si Spanja, Franca, Britania, Gjermania, Suedia dhe Danimarka kanë unifikuar këtë të hënë qëndrimin e tyre me atë të Shteteve të Bashkuara, sa i përket njohjes së Juan Guaidos si president të përkohshëm të Venezuelës, në një lëvizje të koordinuar që vjen pas skadimit të afatit të vendosur Nicolas Maduros për të mbajtur zgjedhje të parakohshme presidenciale.

“Guaido është personi i duhur për ne dhe aleatët tanë. Presim që të fillojë një proces zgjedhor sa më shpejt që të jetë e mundur. E mbështesim plotësisht”, u tha kancelarja gjermane, Angela Merkel gazetarëve në Japoni.

Bashkimi Europian i kishte dhënë udhëheqësit venezuelas, Nikolas Maduro tetë ditë kohë për të filluar organizimin e zgjedhjeve të reja.

Afati përfundoi të dielën dhe anëtarët e BE filluan zyrtarisht ta njohur Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës.

Këtë vendim e ka përkrahur deri tani edhe Franca, Spanja, Britania e Madhe, Suedia dhe Austria.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian deklaroi se vendi i tij njohu legjitimitetin e Juan Guaido si presidenti i përkohshëm i Venezuelës.

“Ne konsiderojmë se Juan Guaido ka legjitimitetin për të zhvilluar zgjedhje presidenciale”, tha Le Drian për radion ”France Intermicrofona” duke shtuar se”njerëzit janë në rrugë dhe duan ndryshimin.

Edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi se Spanja “njeh zyrtarisht Juan Guaidò si president legjitim të Venezuelës”.

“Në orët e ardhshme do të jem në kontakt me qeveritë e Europës dhe Amerikës Latine që duan të bashkohen me këtë njohje. Guaidò duhet të zhvillojë zgjedhje të lira sa më shpejt të jetë e mundur, sepse populli i Venezuelës duhet të jetë në gjendje të vendosë të ardhmen e vet dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të respektojë rezultatin dhe të verifikojë këtë proces”, përfundoi Sanchez.

Linjë e njëjtë edhe nga Londra.

”Britania e Madhe së bashku me aleatët e saj europianë e njeh Juan Guaidò si president të përkohshëm të Venezuelës derisa të zhvillohen zgjedhjet e besueshme”, njoftoi ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt.

”Edhe Austria njeh Juan Guaidó si president të përkohshëm të Venezuelës”, njoftoi kancelari Sebastian Kurz.