Një koalicion vendesh vullnetare të Bashkimit Europian do të marrë nën kujdes 1 500 fëmijë migrantësh, aktualisht të bllokuar në ishujt grekë, si një mision humanitar, njoftoi sot qeveria gjermane.
“Në nivel europian po zhvillohen negociata mbi një zgjidhje humanitare me objektivin për t’u kujdesur për këta fëmijë”, njoftoi Berlini pa specifikuar emrat e vendeve të përfshira.
“Duam të ndihmojmë Greqinë për përballimin e kësaj situate të vështirë me 1 500 fëmijë në ishujt e vendit”, thanë në një deklaratë të përbashkët partitë e koalicionit të Merkelit.
“Pjesë e këtyre fëmijëve do të jenë ata që kanë ndonjë sëmundje ose fëmijë të pashoqëruar nën 14 vjeç, ku pjesa më e madhe do të jenë vajza”, shtuan partitë e koalicionit të Merkelit.