Bashkimi Europian nuk do të lejojë një tjetër valë emigrantësh nga Afganistani. Paralajmërimi vjen nga kryeministri slloven Janez Jansha, vendit që mban presidencën e radhës së BE.
“BE-ja nuk do të hapë asnjë korridor evropian humanitar ose refugjatësh për Afganistanin. Ne nuk do të lejojmë që të përsëritet gabimi strategjik i 2015-ës”, u shpreh Jansa.
Kryeministri slloven paralajmëroi masa të fuqizimit të kontrolleve kufitare ndërsa tha se blloku 27-anëtarësh do të pranojë vetëm individë që ndihmuan misionin e NATO-s në Afganistan.
Po ashtu kancelari austriak Sebastian Kurz ripersëriti te dielën se nuk kanë ndërmend tu hapin dyert refugjatëve.
Kjo gjë nuk do të ndodhë gjatë mandatit tim, premtoi Kurz. Austria, një prej shteteve më qëndrimin më të ashpër kundër emigracionit, ka sugjeruar ngritjen e qendrave të deportimit në vendet fqinje të Afganistanit, ku BE të kthejë afganët që u mohohet kërkesa për azil.
Po ashtu politikanët gjermanë, përfshirë Armin Lashet, kandidati për zëvendësimin e Merkelit, nuk duan ripërsëritje të krizës së vitit 2015, kur Gjermania udhëhoqi politikën e dyerve të hapura për sirianët.
Presidenti francez Emanuel Macron ka thënë se Europa e vetme nuk mund të mbajë mbi supe pasojat e situatës në Afganistan dhe ka kërkuar ngritjen e një mekanizmi për mbrojtjen nga fluksi i refugjatëve.