Aktualitet BE, mbështetje për AEJ dega Shqipëri: Liria e medias, e rëndësishme për...

BE, mbështetje për AEJ dega Shqipëri: Liria e medias, e rëndësishme për të bërë një qeveri që të japë llogari

Shoqata e gazetarëve Europian dega Shqipëri, merr mbështetjen e fortë të Komisionit Europian.

AEJ Albania, shoqata e gazetarëve europian dega Shqipëri ka marrë një mbështetje të fortë nga autoritetet e Bashkimit Europian dhe vetë Komisionit Europian. Në një video mesazh vetë kryekomisioneri për buxhetin dhe administratën Johannes Hahn, vlerëson rolin e AEJ Albania dhe drejtuesit Arbër Hitaj për forcimin e gazetarisë në Shqipëri dhe bërjen e saj me standarte profesionale si në BE.

Pjesë nga fjala e tij:

Agresioni i Rusisë në Ukrainë ka sjellë dinamikë të re në BE, dhe kjo na detyron që ne të punojmë më afër me fqinjët tanë sidomos me Ballkanin Perëndimor duke përballuar sa më mirë agresionin rus. Kjo u vërtetua edhe në samitin e pak javëve më parë që u zhvillua në Tiranë, samiti i rëndësishëm i procesit të Berlinit.

Mbajtja e këtij samiti të rëndësishëm në Tiranë tregon rëndësinë që BE i jep Ballkanit, por tani nga simboli në substancë. Ne kemi një plan konkret dhe me investime miliarda € në Ballkanin Perëndimor një plan që u prezantua dhe nga presidentja Von der Leyen. Pikat kryesore të këtij plani lidhen me tregun e përbashkët europian, mbështetja e të rinjve dhe krijimi i një tregu të përbashkët dixhital për kompanitë e Ballkanit Perëndimor. Dhe një nga pikat që duhet ti përgjigjet Ballkani Perëndimor është sidomos tregu i përbashkët. Paratë që do të vijnë nga BE pjesë e një pakete të gjerë 30 mld € nga të cilat një pjesë 16 mld janë dhënë, por BE është me shumë sesa një makineri që të merren para cash është një bashkim vlerash prandaj në presim një progres në Ballkanin Perëndimor në lidhje me shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, kjo lidhet në mënyrë direkte dhe me punën tuaj për lirinë e medias.

Liria e medias është shumë e rëndësishme për të bërë një qeveri që të japë llogari. Shtetet demokratike nuk mund të funksionojnë në sisteme që prodhojnë fake neës dezinformim apo nën kontrollin e politikës për të imponuar opinion e qytetarëve dhe prandaj i kushtojmë shumë rendësi lirisë së medias në raportin tonë. Kur kam qenë komisioner i zgjerimit propozova iniciativën për tryezën e përbashkët të mediave në Ballkanin Perëndimor për të promovuar dhe diskutuar lirinë e medias dhe të drejtën e fjalës së lirë që në disa raste në Ballkanin Perëndimor janë të përbashkëta, por gjithashtu edhe për tu lidhur me shumë gazetarët dhe për të krijuar një model me të mirë ekonomik të medias duke investuar në dixhitalizim.

Takimi i parë që bëmë për media desk ishte pikërisht në Tiranë, por në kemi nevojë për partnerë të rëndësishëm siç është Shoqata e Gazetarëve Europian (AEJ) prandaj ju jam shumë mirënjohës jo vetëm për punën tuaj por edhe për arsye që zgjodhët të bënit Kongresin tuaj në rajon këtë vit. Jam i sigurt që do të diskutoni gjëra të rëndësishme që lidhen me lirinë e medias gazetarinë e pavarur pronësinë e medias apo përfitimet dhe rreziqet e zhvillimit e reja të teknologjisë si inteligjenca artificiale. Do jetë një gjë e mirë që gazetarët të përballen dhe diskutojnë.

Gjithashtu jam shumë i gëzuar që kemi ndërtuar një seksion të fortë të Shoqatës së Gazetarëve Europian të Shqipërisë në drejtim të Arbër Hitaj, të zhvillimeve të fundit që lidhen me inteligjencën artificiale apo monopolizimin e platformave të internetit e bëjnë të domosdoshme pasjen e një gazetarie cilësore për të informuar qytetarët bazuar në fakte, por gjithashtu qëllimin për të forcuar demokracinë. Për këtë arsye ju uroj një Kongres sa më të mbare dhe shpresoj shumë që të diskutojmë dhe të kemi shkëmbime sa me interesante eksperiencash dhe diskutimesh.