Ashtu siç kishte paralajmëruar, Bashkimi Europian ka ligjëruar sanksionet ndaj liderit rus Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov, duke ngrirë pasuritë e tyre.
Megjithatë, nuk dihen ende detaje të pasurive apo pronave që mund të kenë në vendet e BE-së Putin apo Lavrov.
BBC raporton se sanksionet nuk përfshijnë ende një ndalim udhëtimi për dy nga figurat më të rëndësishme të shtetit rus.
“Më lejoni të kujtoj se të vetmit liderë në botë që janë sanksionuar nga Bashkimi Evropian janë Assad nga Siria, Lukashenko nga Bjellorusia dhe tani Putin nga Rusia”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Edhe Britania e Madhe ka bërë me dije do të bëjë një lëvizje të ngjashme, por pa dhënë specifika lidhur me kohën kur do të ndodhë kjo.