Komisioni Evropian miratoi sot marrëveshjen politike midis Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi Instrumentin e ri për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA III), me një buxhet të përgjithshëm prej mbi 14 miliardë eurosh, për periudhën e Kornizës Financiare Shumëvjeçare 2021-2027. Ky instrument mbështet vendet kandidate dhe kandidatët e mundshëm në rrugën e tyre drejt përmbushjes së kritereve të pranimit në BE përmes reformave të thella dhe gjithëpërfshirëse. Marrëveshja e sotme i do të përkthehet në tekste ligjore, të cilat do të duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli.
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, tha se kjo marrëveshje është një sinjal pozitiv dhe i fortë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Sipas tij kjo paketë është një investim i qëndrueshëm në të ardhmen e zgjerimit të rajonit dhe BE.
“Kjo marrëveshje e shumëpritur mbi ndihmën tonë ambicioze të financimit është një sinjal pozitiv, i mirëpritur dhe i fortë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Paketa e rënë dakord është një investim i qëndrueshëm në të ardhmen e zgjerimit të rajonit dhe BE, duke mbështetur zbatimin e reformave kryesore politike, institucionale, sociale dhe ekonomike për të qenë në përputhje me standardet e BE dhe në mënyrë progresive në përputhje me rregullat dhe politikat e saj. Ai do të sigurojë fonde për Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, një mjet kryesor për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike të këtij rajoni me përparësi. Përmes investimeve në sektorë kyçë, përfshirë infrastrukturën, mjedisin dhe klimën, si dhe energjinë dhe digjitalin, kjo do të rrisë konvergjencën me BE dhe do të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët”.
Në krahasim me IPA I dhe IPA II, instrumenti i ri do të sigurojë mbështetje për Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë me një buxhet të përgjithshëm prej 14.162 miliardë euro për 2021-2027, duke filluar në mënyrë nga 1 janari 2021.