Bota BE rrëzon propozimin franko-gjerman për një samit me Rusinë

BE rrëzon propozimin franko-gjerman për një samit me Rusinë

Drejtuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka hedhur poshtë propozimin franko-gjerman për një samit mes BE-së dhe Rusisë.

“Ishte një diskutim shumë përfshirës, jo i lehtë. Nuk pati marrëveshje sot për një takim të afërt mes liderëve”, tha pas takimit të 27 vendeve anëtare, kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Propozimi fillimisht u përmend nga presidenti francez, Emmanuel Macron u cili foli pas takimit mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin. Ideja e samitit me Rusinë vjen pas pezullimit të tyre që nga aneksimi u Krimesë në vitin 2014 dhe vendosjen e sanksioneve që pasoi.

Kundërshtarë kryesorë të samitit kanë qenë Polonia dhe vendet baltike, që sugjerojnë se një takim me Vladimir Putin do të jepte mesazhe të gabuara.

Para samitit, Merkel tha se Bashkimi Europian duhet të gjejë mënyra për një dialog të drejtpërdrejtë me Rusinë, duke argumentuar se “konfliktet mund të zgjidhen më mirë nëse bisedoni me njëri-tjetrin”. Por vendet baltike e kundërshtuan propozimin. “Ne nuk shohim ndonjë ndryshim rrënjësor në modelin e sjelljes së Rusisë”, tha presidenti lituanez Gitanas Nauseda.

“Nëse e bëjmë këtë pa ndonjë ndryshim pozitiv në sjelljen ruse, ne do t’u dërgojmë sinjale shumë të pasigurta dhe të këqija partnerëve tanë, për shembull vendet e Partneritetit Lindor”, shtoi ai.

Presidenti letonez Krisjanis Karins dërgoi një mesazh të ngjashëm. “Dialogu duhet të vijë me një çmim të caktuar edhe për Rusinë”, tha Karins.

“Përndryshe, Rusia anekson Krimenë, bën luftë në Donbas dhe Europa po mbledh supet e saj dhe vazhdon të kërkojë dialog,” shtoi ai.

Presidenti i Letonisë tha se Rusia nuk i sheh lëshimet e lira si një “shenjë forcë”.