Extra Beatrix akuzon Balina Bodinakun për shpifje: Nuk më ul vlerat dot ti

Beatrix akuzon Balina Bodinakun për shpifje: Nuk më ul vlerat dot ti

Beatrix Ramosaj akuzon Balina Bodinakun për shpifje dhe paralajmëron se mund të ndërmarrë rrugë ligjore. Përmes disa postimeve në Instagram, Beatrix ka shpërndarë një komunikim që pretendohet se është bërë midis Balinës dhe një fanseje të Beatrix.

“Ka ardhur koha t’i dal Zot vetes time…dhe këtë do bëj,” shkruan Beatrix. Më pas, ajo poston një regjistrim video ku pretendohet për një bisedë mes Balinës dhe fanses që e ka pyetur nëse ka informacion për të. “Sapo më shkroi një e njohura ime në këtë moment. Punon në agjenci udhëtimesh. Më tha që Trixa është me pushime me të dashurin, se i ka prerë biletat. Po më pati gënjyer, po të gënjej,” pretendohet se i shkruan Balina.

Në një tjetër postim, Beatrix paralajmëron se mund të ndërmarrë rrugë ligjore.

“Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua je e lirë ta bësh kur të duash, por të mundohesh të influencosh mbështetësit e mi me shpifjet e tua nuk ta toleroj. Kështu si ke vepruar ti, më vërteton që instiktin e kam pasur të saktë. Sa herë me ke sulmuar brenda shtëpisë së BBV e ke pasur personale. Mesa di unë, nuk të kam rënë ndonjëherë në qaf, prandaj kjo të jetë hera e fundit që ti shpif për mua ose ndryshe do ndjek rrugë ligjore.”

“Nuk më ul vlerat dot ti,” përfundon Beatrix.