Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të suksesshme të viteve të fundit në botë, por duket se jeta e saj personale duket se nuk është në të njëjtat nivele.
Dhe Bebe nuk ka aspak problem të flasë për këtë.
Këngëtarja me famë botërore e origjinë shqiptare ka dhënë së fundmi një intervistë të gjatë për revistën e njohur “Nylon”, ku ka folur edhe për jetën e saj personale, ndërsa do të jetë edhe në kopertinën e kësaj reviste.
Ajo që ka bërë lajm në mediat rozë ka qenë deklarata e Bebes se jeta e saj persona nuk shkon si duhet dhe sipas saj, ajo i tremb meshkujt dhe femrat.
“Mendoj se të gjithë tremben nga unë, djemtë dhe vajzat. Sepse mua më pëlqen të them shumë gjëra dhe ato mendojnë se do të them gjëra në lidhje me ato”, ka thënë ndër të tjera Bebe.
Ajo ka vazhduar edhe më tej, duke thënë se është e fokusuar më shumë te energjitë se sa te gjinitë. “Nuk më pëlqejnë takimet. Nuk më pëlqen të jem intime me dikë, ndërkohë që të gjithë më shohin”.
Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Bebe ishte shprehur se ishte beqare prej më shumë se 2 vjetësh.