Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha pasi performoi në “Sunny Hill Festival” ka mbërritur në Tiranë.
Mëngjesin e kësaj të diele, Bebe po e kalon nën shoqërinë e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, madje dhe ka postuar me të.
Të dyja, po shijojnë kafen e mëngjesit.
“Familje”, shkruan Bebe krahas fotos.
Monika Kryemadhi ka treguar se mamaja e saj dhe babai i këngëtares janë kushërinj të parë të këngëtares së njohur.
Marrëdhënie familjare që ende i kanë ruajtur ndër vite.