Legjenda e futbollit gjerman Franz Beckenbauer, ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare, duke lënë pas një histori të jashtëzakonshme.
Beckenbauer u shpall kampion bote me Gjermaninë edhe si lojtar, por edhe si trajner. Gjatë karrierës së tij Beckenbauer ka qenë edhe në Shqipëri gjatë eliminatoreve të Kupës së Botës në vitin 1971.
Në një foto duket legjenda e futbollit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe në sfond dallohet edhe Universiteti i Tiranës.
Në atë vit Gjermania Perëndimore luajti kundër Shqipërisë në ish-stadiumin Qemal Stafa (sot Air Albania), ndeshje e cila u mbyll me fitoren e gjermanëve me rezultatin 0-1.
Ndërkohë që në një tjetër foto që daton po në atë vit, tregon shumë për realitetin në të cilin kalonte Shqipëria komuniste.
Lojtarët e kombëtares gjermane, përfshirë Beckenbauer përballen me një surprizë të pakëndshme, që vinte si pasojë e një urdhri të dhënë nga kryeministri i kohës Mehmet Shehu,. sipas të cilit, të gjithë të huajt që do të zbrisnin në Rinas, do të duhej që këpucët si dhe duart ti pastronin në një përmbajtje dezinfektuese, për t’u siguruar se nuk do përcillnin asgjë nga mikrobet që mund të sillnin nga vendet e tyre kapitaliste.