Bedrie Loka, 41-vjeç nga Sukthi i Durrësit, i dha fund jetës 3 ditë më parë duke u vetëhelmuar me fotoksinë.
Fillimisht u raportua se 41-vjeçarja e kreu aktin ekstrem për shkak të bullizimit dhe denigrimit nga persona të tjerë, të cilët i kishin hapur një faqe false në Tik Tok.
Por tashmë një pistë e re ka dalë në dritë për hetuesit, ku dyshohet se nëna e 4-fëmijëve mund të jetë shtyrë drejt vetëvrasjes nga dhuna e ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti. Në lidhje me rastin ka reaguar dhe këngëtarja Zajmina Vasjari, e cila e njihte Bedrien për shkak se ajo punonte në fasonerinë e administruar nga ajo dhe bashkëshorti.
Vasjari shprehet se në momentin që ndodhi ngjarja ajo e e ka ditur që nuk ishte një histori Tik Toku dhe bullizmi brenda fabrikës, por dhuna e ushtruar në familjen e viktimës.
“Tani do prehesh në paqe Bedrie! U përpoqa shumë dje të zbardhja historinë tënde nga lajmi i rremë që portalet të përfshinë, por për fat të keq askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar, se ndoshta është shumë e dëgjuar, por historia e tik tokut do ishte lajm më i klikuar. Për fat të keq sor edhe lajmi i vdekjes shet, pa i interesuar e vërteta. Ti ishe një grua e bukur, e zonjë, e fortë, një nga punëtoret më të shkëlqyera të kompanisë sonë, e ndershme dhe një nënë shembullore”, shkruan Zajmina në postimin e saj.