Lajmi më i rëndësishëm i ditës nga futbolli vjen nga Franca. Përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve, pas viteve të pritjes së pashpresë, Karim Benzema do të thirret nga Didier Deschamps për të marrë pjesë në Kampionatin Europian, muajin e ardhshëm, si sulmuesi kryesor i ekipit kombëtar transalpin.
Gazeta franceze “Le Parisien” ka thënë informacionin “bombastik”, që rrit besimin e tifozëve të “Gjelave” për një triumf në këtë turne madhor, që zhvillohet një vit me vonesë për shkak të pandemisë.
33-vjeçari luajti ndeshjen e fundit me Francën në vitin 2015. Që atëherë, ka humbur Euro 2016 (Franca u mposht në finale nga Portugalia) si dhe Kupën e Botës 2018, e fituar pikërisht nga Mbappè, Griezmann dhe bashkatdhetarët e tjerë të Benzemasë.
Benzema u përjashtua për shkak të përfshirjes së tij në historinë e shantazhit ndaj Valbuenas. Pezullimi zgjati me kalimin e kohës, më pas pati një ftohje mes sulmuesit të Realit të Madridit dhe trajnerit Deschamps.
27 gola dhe 81 paraqitje me fanellën e Francës për Benzemanë, vendi i 10-të në listën e golashënuesve më të mirë të Francës. Në këtë renditje speciale ai u kalua vitet e fundit nga Griezmann dhe Giroud, të dy në kërkim të majës, ku spikat Thierry Henry, shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 51 gola.
Tani pritet thjesht zyrtarizimi i listës prej 26 futbollistësh, të cilët, në drejtimin e Dechamps do të kërkojnë të fitojnë për herë të tretë në histori titullin e kampionit të Europës.