Corriere dello Sport hapet me një titull sensacional në numrin e sotëm. “Icardi-Napoli, një vend në diell”. Sipas të përditshmes italiane, klubi napolitan ka ndërhyrje në bisedimet mes Interit dhe Juventusit për blerjen e sulmuesit argjentinas.
Presidenti De Laurentiis e ka shfaqur interesin për Mauron që në vitin 2016, teksa e konsideronte pasuesin ideal të Gonzalo Higuainit (në atë kohë u transferua tek Juventusi) e duket që tani janë pjekur kushtet që kjo lëvizje të ndodhë.
Drejtuesit e Napolit janë gati t’i ofrojnë Icardit 10 milionë euro në sezon, thuajse dyfishin e pagës që përfiton sot tek Interi, por ofertën për klubin zikaltër do të bëjnë vetëm në gusht.
Për të bindur drejtuesit e Interit, Napoli ofron si opsione kartonët e disa futbollistëve, ndër të cilët edhe Elseid Hysajn.
Duket se ka nisur një duel i ashpër mes Juventusit dhe Napolit për një “okazion” të merkatos, duke ditur që vlera e kartonit të Icardit ka rënë ndjeshëm pas një sezoni plot polemika tek Interi.