Olta Gixhari ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “E diell” ku ka folur për jetën e saj profesionale, por edhe ajo private.
Olta ka mbetur tejet e befasuar nga një foto e fëmijërisë saj që u bë për herë të parë publike. Aty Olta, shfaqej as më pak e as më shumë, si nuse, e veshur me fustan të bardhë, e grimuar dhe me vello. E bukur sa më s`ka!
“Nuk e besoj dot” është shprehur Olta duke mbyllur sytë nga sikleti. – “Më thoni një fëmijë që nuk ka një foto të tillë me batanije leshi. Nuk e mbaj mend sa vjeç kam qenë”, vazhdon rrëfimin e saj Olta, “se më bënte motra nuse, më kishte si manekin, bënte çfarë të donte me mua.
Rrinim të dyja me motrën dhe ajo eksperimentonte me mua, me hiqte vetullat, më lyente flokët, më vinte kurorë dhe unë rrija. Më pëlqen shumë”, tha duke qeshur me të madhe aktorja e njohur.
Nëpërmjet disa fotove, ajo ka treguar se sa shumë ka ndryshuar gjatë viteve.
“Do të them një detaj që s’e kam thënë më parë ne ekran. Unë jam bërë femër nga pamja në vit të parë, vit të dytë gjimnaz. Gjithë jetën time kam mbajtur bufale, xhinse, zinxhira të varur, një shkop në dorë, kapele dhe flokë të gjatë të kapura bisht. Kështu kam qenë gjithmonë dhe mami im thirrej në shkollë nga drejtoria sepse ankoheshin se unë rrihja djemtë”, është shprehur ajo.
Ajo tashmë konsiderohet një ndër vajzat më sharmante të showbizz-it, dhe duket se ndryshimi ka ardhur me kalimin e viteve. Të paktën tani, nuk e imagjinojmë dot Oltën duke rrahur djem.