Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Blendi Gonxhen si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Njoftimin e jep zyra për shtyp e Presidencës.
Me propozim të kryeministrit Rama është dekretuar edhe shkarkimi i Elva Margaritit si ministre e Kulturës dhe Ervin Metes si ministër i Financave dhe Ekonomisë.
Për shkak të riformatimit që është bërë me lëvizjet e fundit, Ervin Mete është dekretuar këtë të premte në detyrën vetëm si ministër i Financave.
“Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi shkarkimin e zonjës Elva Margariti nga detyra e Ministres së Kulturës, si dhe dekretoi shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Gjithashtu sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zotit Ervin Mete në detyrën e Ministrit të Financave si edhe dekretoi emërimin e zotit Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”, njoftoi Presidenca.