Kryesore Begaj i jep shtetësinë trajnerit Sylvinho: Po e legalizoj si shqiptar

Begaj i jep shtetësinë trajnerit Sylvinho: Po e legalizoj si shqiptar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i ka dhënë shtetësinë shqiptare trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho.

I pranishëm në ceremoni ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka lexuar edhe dekretin e Presidentit Begaj në mbrëmjen Gala.

Ndërsa vetë Begaj nga ana e tij tha se do i japin një kontratë kombëtare trajnerit Sylvinho, për ta legalizuar si shqiptar.

“Përshëndetje të gjithëve, është kënaqësi për mua që të vlerësojmë më të mirët e më të mirëve, FSHF, që na bëri krenar. Presidenti kërkoi mbështetjen e qeverisë, për t’i dhënë një kontratë kombëtare trajnerit Sylvinho, për ta legalizuar si shqiptar”, tha Begaj.