Politika Begaj në Nju Jork: Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar

Begaj në Nju Jork: Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar

Gjatë vizitës në Nju Jork, presidenti Bajram Begaj mori pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Kreu i Shtetit, mbajti një fjalë në emër të Shqipërisë, në ditën e parë të samitit, gjatë Segmentit të Dialogut të Udhëheqësve me temë “Forcimi i politikave të integruara dhe institucioneve publike për arritjen e objektivit të zhvillimit të qëndrueshëm.

“Zhvillimi i qëndrueshëm është garancia jonë më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja e Stabiliteti. Dëshiroj  të theksoj se Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar, duke përqafuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe transformuese që përfshin zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor. Zbatimi i agjendës së OZHQ-ve nuk është vetëm një prioritet; është një përpjekje kombëtare kolektive ku janë angazhuar të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë shoqërinë civile”, tha në fjalën e tij Presidenti Begaj.

Presidenti Begaj gjithashtu tha se duhen intensifikuar përpjekjet për t’i dhënë një shtysë implementimit të Axhendës 2030.

“Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdojnë të shërbejnë si udhërrëfyesi ynë universal, i pandashëm dhe i integruar, duke udhëhequr vizionin dhe aspiratat tona për vitet në vijim”, shtoi Begaj.