Politika Begaj pret të ngarkuarin me punë të SHBA: Mbështetja juaj është thelbësore

Begaj pret të ngarkuarin me punë të SHBA: Mbështetja juaj është thelbësore

Presidenti Bajram Begaj priti sot të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner.

Gjatë takimit, Behaj rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti theksoi gjithashtu rolin kyç të SHBA-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.

Në këtë kuadër, Begaj e konsideroi thelbësore mbështetjen e SHBA-së në rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë.