Presidenti Bajram Begaj vijon konsultimet me partitë për datën e zgjedhjeve vendore. Këtë të enjte, ashtu siç ishte parashikuar në fakt, në ambientet e Presidencës ka shkuar kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Kujtojmë që më herët kreu i shtetit ka zhvilluar takime me grupet e tjera parlamentare. Në zyrën e tij ka shkuar Ilir Meta, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Dashamir Shehi.
Ndërkohë para se të niste takimet me grupet parlamentare, kreu i shtetit zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama.
Në vitin 2023 do të zhvillohen zgjedhjet vendore për kryetarë bashkie.