Kryesore Begaj zgjidhet President, vjen urimi i BE-së dhe i Ambasadës Amerikane

Begaj zgjidhet President, vjen urimi i BE-së dhe i Ambasadës Amerikane

Ambasada Amerikane në vendin tonë ka uruar zotin Bajram Begaj për detyrën e tij të re si President i Republikës.

“Ambasada Amerikane uron Bajram Begajn për zgjedhjen si President i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Shqipërisë”, lexohet në postimin e Ambasadës Amerikane në Twitter.

“Presim me padurim për të vijuar punën me të edhe në detyrën e re dhe të fuqizojmë më tej partneritetin mes vendeve tona”, shtohet në postim.

Edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell, ka uruar për detyrën e Presidentit zotin Bajram Begaj, i cili u votua sot në Parlament me 78 vota.

Në Twitter, Borrell shkruan: “Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi presim që të punojmë bashkë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropiane”.