Mustafa Lici është babai i Ibrahim Licit, i shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.
Ibrahim Lici përmendet në dosjen “Metamorfoza” ku sipas komunikimeve të Sky ECC, Behar Bajri kishte thurur plan për ekzekutimin e tij në varrimin e Indrit Rrajës.
Referuar dosjes hetimore të SPAK, Bajri mendonte të sulmonte Licin në varrimin e Idrit Rrajës, ku flet dhe i vjen në ndihmë dhe ish-polici Ardit Hasanbegaj, i cili jep informacione mbi vendndodhjen e Licit në zonën e jugut.
Në përgjimet e zbardhura falë zbërthimit të aplikacionit Sky, shihet se Bajri flet dhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ndërsa i tregon këtij të fundit që do ta vrasë Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin dhe po kërkon njerëz për ta kryer vrasjen.
Në një moment i sugjeron Prek Kodrën, person i cili u përfol se do të vriste edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.