Shqipëria ka marrë një fitore të madhe dhe spektakolare ndaj Çekisë me rezultatin 3-0.
Një sukses tejet i rëndësishëm, që na afron edhe më shumë me një kualifikim në Europian.
“Perla” e Jasir Asanit dhe dopieta e Taulant Seferit, i dha fitoren kuqezinjve, që tashmë shkëputen në krye të renditjes me 13 pikë, 4 më shumë se ndjekësit e Polonisë.
Shqipërisë, i mjaftojnë vetëm 2 pikë në dy ndeshjet e radhës, për të siguruar matematikisht kualifikimin në Europianin e Gjermanisë.