Horoskopi Bëhuni gati për një javë plot emocione, ja ç’kanë parashikuar yjet për...

Bëhuni gati për një javë plot emocione, ja ç’kanë parashikuar yjet për datat 15-21 korrik

Dashi

Mërkuri në pozicion të favorshëm do të ndikojë që të merrni lajme të mira, sidomos në aspektin profesional. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë veçanërisht me fat, gjatë të cilave do të lini takime interesante dhe do të merrni kënaqësi. Në sferën sentimentale parashikohet të keni probleme, pasi Venusi nuk ju ndihmon. Parashikohet që të keni probleme me partnerin.

Demi

Do të vazhdoni të jeni të ngarkuar edhe për disa kohë dhe pushimet do t’ju duken një mirazh i largët. Mblidhini forcat dhe mos harroni se së shpejti do të mund të çlodheni. Në këtë periudhë as Marsi dhe as Mërkuri nuk ju ndihmojnë dhe do të hasni vështirësi në aspektin profesional. Gjithçka do të shkojë më së miri në aspektin sentimental, pasi Venusi ju favorizon.

Binjakët

Ju pret një javë me fat, sidomos në punë. Falë aftësive tuaja të komunikimit dhe mbështetjes së Mërkurit, do të mund të bëni kërkesa ose propozime për të arritur atë që dëshironi. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditët më të përshtatshme për të vepruar, pasi edhe Hënën do ta keni aleate. Të shtunën dhe të dielën mund të hasni ndonjë të papritur…

Gaforrja

Në fillim të javës do të ndiheni paksa nervozë, pasi Hëna nuk ju favorizon. Do të hasni vështirësi në komunikimin me të tjerët edhe në aspektin profesional gjërat mund të mos shkojnë ashtu siç dëshironi. Duke filluar nga dita e mërkurë, situata do të përmirësohet. Venusi i kthyer nga shenja juaj do t’ju garantojë harmoni në marrëdhënie me të tjerët, por sidomos me një person në veçanti.

Luani

Mërkuri i kthyer nga shenja juaj do të vazhdojë t’ju garantojë një periudhë suksesi. Do t’ju ofrohen mundësi të shumta që nuk duhet të lejoni t’ju ikin nga duart. Marsi do t’ju dhurojë forcë dhe energji, kurse Hëna tekanjoze mund t’ju bëjë të ndiheni disi nervozë aty nga mesi i javës. Nuk keni arsye që të ndiheni kështu, pasi yjet janë në anën tuaj.

Virgjëresha

Dashuria do të jetë protagoniste në jetën tuaj këtë javë. Nëse puna do t’ju lodhë dhe ndonjë përgjigje që prisni mund të vonojë të vijë, në aspektin sentimental pritet që të merrni kënaqësi të shumta, qofshi ose jo të përfshirë në një lidhje serioze. E hëna dhe e marta do të jenë ditë të mbara, kurse në fundjavë do të ndiheni disi nervozë.

Peshorja

Të hënën dhe të martën nuk do të jeni shumë të favorizuar për sa u përket mundësive që do t’ju ofrohen. Për fat, në ditët në vazhdim Marsi, Mërkuri dhe Hëna do të radhiten në anën tuaj, duke ju sjellë shumë fat, sidomos në aspektin profesional. Marrëdhënia me partnerin do të jetë disi e tensionuar, pasi Venusin nuk do ta keni aleat, duke rrezikuar të krijohen keqkuptime.

Akrepi

Kjo nuk do të jetë një javë fort e mbarë në aspektin profesional. As Mërkuri dhe as Hëna nuk do t’ ju mbështesin dhe pikërisht ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte do të hasni vështirësi në realizimin e projekteve tuaja. Situata do të përmirësohet në fundjavë dhe do të përjetoni emocione të forta, pasi Venusi do t’ju favorizojë.

Shigjetari

Kjo do të jetë një javë interesante e mbushur me udhëtime dhe njohje të reja. Për fat, Mërkuri do t’ju ndihmojë. Të gjitha lidhjet që do të krijoni gjatë kësaj periudhe dhe eksperiencat që do të përjetoni do të rezultojnë mjaft të dobishme në një të ardhme të afërt. Hëna dhe Marsi gjithashtu do t’ju favorizojnë. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me fat.

Bricjapi

Bëni durim, sepse Venusi në pozicion të pafavorshëm do t’ju nxjerrë pengesa në lidhjen tuaj, duke krijuar tensione mes jush dhe partnerit. Shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë dhe nëse keni në krah njeriun e duhur për ju, do të arrini ta kapërceni krizën dhe të jeni më të fortë se më parë. E hëna dhe e marta do të jenë ditë me fat, pasi Hëna do të ndikojë pozitivisht.

Ujori

Marsi nuk ju mbështet dhe kjo po fillon të bëhet më e dukshme. Ju ndiheni të lodhur dhe të tensionuar dhe duket sikur periudha e pushimeve po vonon të afrojë. Edhe Mërkuri nuk ju favorizon dhe me siguri që gjërat do të shkojnë keq në aspektin profesional. Por mos u bëni pesimistë, pasi Hëna do t’ju ndihmojë. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me fat.

Peshqit

Ju pret një javë e qetë, gjatë së cilës nuk do të mungojnë edhe surprizat e bukura. Të shtunën dhe të dielën, Hëna në shenjën tuaj do të ndikojë që të përjetoni emocione të paharrueshme. Venusi, që gjithashtu ju përkrah, do të ndikojë që lidhja juaj të bëhet më e fortë. Për beqarët parashikohen takime interesante, sidomos në fundjavë.