Sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u paraqit sërish Fredi Beleri për të kërkuar lirimin me kusht. Kjo ishte seanca e tretë e tij për këtë kërkesë.
Dy seancat e mëparshme dështuan për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm. Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari. Gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili do të shqyrtojë provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.
Prokurorja e çështjes është Oljana Gjergjefi, e cila do të përfaqësojë akuzën dhe do të paraqesë argumentet kundër lirimit me kusht të Belerit.
Edhe kjo seancë u shty për në datën 2 Shtator, ora 10:00 për mungesë dokumentacioni.