Fredi Beleri eurodeputetit të zgjedhur në Parlamentin Europian i është dhënë leja nga autoritetet shqiptare për të marrë pjesë në legjislaturën hapëse të Parlamentit Europian për t’u betuar.
Media greke ERT tha se Beleri, i cili u zgjodh eurodeputet në Greqi për partinë qeverisëse Demokracia e Re, do të fluturojë të hënën për në Athinë dhe më pas do të transferohet në qytetin francez të Strasburgut.
Vitin e kaluar, Beleri u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës por humbi detyrën dhe tani po vuan dënimin me dy vjet për blerje votash në ato zgjedhje, një vendim të cilën ai e kundërshton.
E kontaktuar nga A2 CNN, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk e konfirmon këtë fakt. Sipas burimeve zyrtare, kërkesa e Belerit për leje është në shqyrtim, por ende nuk është firmosur.