Hetuesit belgë që ditën e enjte kanë marrë në pyetje Lulzim Bashën, kanë shkuar sërish në orët e para të mëngjesit në ambientet e SPAK.
Sipas informacioneve mësohet se hetuesit belgë do vijojnë marrjen në pyetje të personave të tjerë që mund të kenë dijeni lidhur me paratë e sekuestruar në automjetet tip “Toyota Auris”.
Mësohet se hetuesit belgë për këtë çështje do marrin 22 persona, të cilët janë miq, familjarë, të personave në akuzë, por edhe persona që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitet kriminal.
Hetuesit belgë prej 3 ditësh ndodhen në vendin tonë, ndërkohë që ato do vijojnë te qëndrojnë deri në përfundimin e marrjes në pyetje.