Jude Bellingham shënon dy gola në El Clasicon e tij të parë, duke përmbysur Barcelonën dhe duke i dhuruar Realit të Madridit fitoren 1-2. Katalanasit luajtën më mirë për rreth një orë lojë, por “Los Blancos” reaguan dhe fituan falë dygolëshit të anglezit.
Ilkay Gundogan kaloi skuadrën e Xavit në avantazh në minutën e gjashtë, teksa shtylla u mohoi golin Fermin Lopez dhe mbrojtësit Inigo Martinez.
Ndërkohë, skuadra e Carlo Ancelottit barazoi në mesin e pjesës së dytë (68’) me Bellingham, i cili shënoi në El Clasicon e tij të parë. Eurogol i 20-vjeçarit, i cili në minutat shtesë realizoi edhe të dytin. Duke shtangur lojtarët dhe tifozët kundërshtarë.
Bellingham vijon të kryesojë renditjen e golashënuesve në kampionatin spanjoll me 10 realizime. La Liga kryesohet nga Reali dhe Girona me nga 28 pikë pas javës së 11-të, katër mbi Barcelonën kampione në fuqi.