Aktualitet “Bëmat” e gjyqtares që liroi Endrit Doklen, nxorri nga burgu edhe Ilir...

“Bëmat” e gjyqtares që liroi Endrit Doklen, nxorri nga burgu edhe Ilir Pajën e Genc Tafilin

Gjykata e Krujës ka liruar nga burgu ish-kapon e bandës famëkeqe të Durrësit, Endrit Dokle. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Por nuk është vetëm ky vendim i habitshëm i kësaj gjyqtareje. Ajo ka dhënë vendime në favor edhe të të tjerë personave me precedentë penalë. Kujtojmë këtu lirimin nga burgu të Ilir Pajës dhe Genc Tafilit. Po kështu ajo ka liruar nga burgu edhe djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Ndër bëmat e saj, Hoxha numëron edhe njohjen e viteve të punës që 5-vjeç të një të pandehure.

Ilir Paja

Një tjetër i dënuar u liruar nga firma e Hoxhës është edhe Ilir Paja, i cili njihet nga të gjithë me nofkën “UFO”. Paja u lirua 1 vit para se dënimi i tij të përfundonte. Ilir Paja është i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet italiane dhe gjermane. Disa vite më parë në një ngjarje të rëndë të ndodhur tek farmacia 10 në Tiranë, Ilir Paja i arratisur nga burgjet italiane tentoi të ekzekutonte një efektiv policie, i cili kishte shkuar ta arrestonte në vitin 2008.

Lidhur me rastin Këshilli i Lartë i Drejtësisë asokohe nisi verifikimin për rastin. Por Hoxha në mbledhjen e 15 prillit të vitit 2014. Ministri i Drejtësisë i asaj kohe Nasip Naço ka kërkuar fillimisht shkarkimin e gjyqtares dhe largimin e saj nga trupa gjyqësore shqiptare, por në një mbledhje të zhvilluar me dyer të mbyllura u ndryshua kërkesa dhe u mor një vendim paralajmërues.

Genc Tafili

Genci Tafili ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kreut të policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në qytetin e Shkodrës. Genc Tafili kreu 17 vite burg që nga arrestimi i tij në vitin 2000. Tafili është vëllai i Admir Tafilit, edhe ky i dënuar për vrasje. Prokuroria e cilësoi vendimin në kundërshtim të hapur me ligjin. Sipas organit të akuzës, ligji e parashikon që nga lirimi me kusht nuk mund të përfitojnë personat e dënuar për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, vepër për të cilën ishte dënuar dhe Tafili.

Por gjyqtarja e Krujës nuk e ka marrë parasysh këtë fakt dhe ka urdhëruar lirimin e tij. Ndërsa ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni kërkoi shkarkimin nga detyra. Po ashtu edhe presidenti Ilir Meta ka urdhëruar menjëherë Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate. Hoxha ia hodhi sërish një masë disiplinore.

Rexhep Rraja

Enkeleida Hoxha është gjithashtu gjyqtarja që firmosi vendimin për arrestimin e Rexhep Rrajës, ndërsa dosja u përgatit nga prokurorja Mirela Kapo. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit, i cili tha se për qeverinë që ai drejton të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

E pandehura ‘punësohet’ që 5 vjeç

Në vitin 3 nëntor të 2017, gjyqtarja Enkeleida Hoxha u rikthye në qendër të vëmendjes me një tjetër skandal. Kësaj here gjyqtarja e rrethit gjyqësor të Krujës nëpërmjet një vendimi vendosi njohjen e vjetërsisë në punë të Marjana Prenucas, një qytetareje, duke i njohur vitet e punës që në moshën 5-vjeçare.