Jennifer Lopez nënshkroi dje divorcin nga aktori Ben Affleck, 2 vite pas martesës së tyre në Georgia, ndërsa thashethemet ende vijojnë të gëlojnë për ndarjen e tyre.
Një burim tha për People se ndryshe nga qasja e kujdesshme e Jennifer, Ben Affleck, nuk u interesua shumë që ta riparonte martesën dhe të përpiqej ta përmirësonte marrëdhënien.
“Ajo ishte shumë e zhgënjyer dhe e trishtuar. Ben nuk dha shenja që do të donte të vijonte me martesën e tyre. Ai nuk tregoi përkushtim dhe interes që ta bënte martesën të funksiononte. Arriti në atë pikë sa J.Lo thjesht duhet të merrej me veten”, u shpreh burimi.
J.Lo nënshkroi divorcin në Gjykatën Supreme të Los Angeles-it, duke i dhënë fund kështu martesës me aktorin e “Gone Girl”.
Ata u martuan në korrik dhe më pas, bënë një dasmë të dytë në gusht të vitit 2022. Lopez dhe Affleck i rëndezën shkëndijat e marrëdhënies së tyre në vitin 2021.
Lopez zbuloi në një intervistë për People në vitin 2022 se të dy ata kishin paksa frikë ta bënin publike marrëdhënien, por e ndërmorën si hap. “Ne jemi më të rritur, më të zgjuar, kemi më shumë eksperiencë, jemi në vende të ndryshme në jetë, kemi fëmijët tanë dhe jemi të vetëdijshëm për këto gjëra. Jemi shumë mbrojtës ndaj njëri-tjetrit, pasi është një periudhë shumë e bukur për të dy”, u shpreh këngëtarja asokohe, por mesa duket, periudha e bukur mori fund.