Aktualitet Bënte drift me BMW dhe postonte videot, policia e identifikon dhe e...

Bënte drift me BMW dhe postonte videot, policia e identifikon dhe e gjobit me 500 mijë Lekë

Një drejtues mjeti xhironte gomat dhe bënte në drift në rrugët e kryeqytetit, por është ndëshkuar me masë administrative.

Sipas policisë, në 31 Janar 2022 rreth orës 22:00 në rrjetet sociale ishin publikuar pamjet e një makine BMW X5 që bënte xhirime gomash dhe drift.

Por Policia Rrugore e Tiranës e identifikoi drejtuesin e mjetit dhe targën e makinës. Shoferi u ndëshkua me 500 mijë Lekë të vjetra gjobë.